Në takimin me të rinj në Berat, drejtuesi politik i këtij qarku për Partinë Socialiste Blendi Klosi, deklaroi se zgjedhjet do të mbahen sipas përcaktimit kushtetues, në datën 18 qershor dhe do të jenë brenda të gjitha normave të demokracisë.
“ Asnjë shqetësim për standartin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen sipas të gjitha normave demokratike” – deklaroi Klosi.
I deleguari i PS në Berat deklaroi gjithashtu përpara të rinjve se 18 qershori, jo vetëm do të rikonfirmojë fituese Partinë Socialiste, por do të rikonfirmojë fitoren e saj të thellë si garancia për të vijuar reformat e nisura nga qeveria Rama.
Ndër to, Klosi veçoi reformën në arsim, në arsin profesional dhe atë të lartë, të cilat kanë nisur të japin rezultatin e parë të lidhjes së edukimit me tregun e punës.
“ Vota jonë masive pro Partisë Socialiste do të jetë garancia e mbrojtjes së gjithë reformave që kemi bërë në këto katër vjet dhe gjithashtu garantuesja e vijmit të tyre në katër vitet e tjera” – deklaroi Klosi.
Ai shprehu bindjen e plotë se 18 qershori do të rikonfirmojë kryeministër Edi Ramën, do të konfirmojë ashtu si në 26 vjet, Beratin si bastion të Partisë Socialiste. Klosi i bëri ftesë të gjithë të rinjve të jenë të pranishëm në Sheshin Skenderbej ditën e enjte, në orën 18.00 në takimin e të rinjve nga e gjithë Shqipëria, votues për herë të parë, me kryeministrin. Deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, ftuan gjithashtu të rinjtë të vendosen në krye të fitores në 18 qershor, si e ardhmja e këtij vendi që garantohet vetëm përmes fitores së PS-së në 18 qershor.
ma.me