Arrestimi i tyre u bë në lagjen nr.1 Sarandë dhe nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML me targë AA 371 ML, u konstatua sasia me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sattiva, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti.
Në këtë mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Hysenaj, si dhe shpalli në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29-vjeç. Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31-vjeç,. Dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin lëndës narkotike drejt shtetit Grek. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.