Afrikanë që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë, janë duke u shitur nga kapësit e tyre në “tregje të skllevërve në Libi”, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Viktimat i kanë thënë kësaj organizate se pasi janë ndaluar nga kontrabandistë ose grupe të milicive, janë dërguar në sheshe të qyteteve ose vendparkime të makinave për t’u shitur.
Migrantët me shkathtësi të caktuara, si lyerje apo ndërtim i çative, janë shitur me çmime më të larta, thanë zyrtarë të IOM-it.
Libia është në kaos që prej vitit 2011, kur u rrëzua lideri i saj, Muamar Gadafi, përgatiti Express. (b.an)