Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka marrë një telegram urimi nga Sekretari amerikan i Shtetit, John F. Kerry.
Në telegram, sekretari Kerry, duke iu referuar përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i uron të gjithë myslimanëve festën e Fitër Bajramit, raporton Agjensia Telegrafike Shqiptare.
“Ua uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë myslimanëve. Me rastin e kësaj dite të shenjtë, myslimanët gjithandej botës do të bashkohen për të kremtuar me të dashurit e tyre. Ju uroj të gjithëve një festë të lumtur dhe të bekuar, dhe një vit të ri plot paqe e mirëqenie”, thuhet në telegramin e urimit që sekretari Kerry ia ka dërguar zëvendëskryeministrit Thaçi