Thirrja tashmë mbarëkombëtare për të ndihmuar fëmijët me talasemi, është përkrahur menjëherë nga i gjithë stafi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar, ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së u kthyen në një qendër e hapur dhurimi gjaku.
Për rreth 48 orë, i gjithë personeli: administrativ, teknik, drejtues dhe logjistik kanë dhuruar gjak, në një nismë që ka ardhur si një aksion shoqëror vullnetar. Stafi i UKT-së ka shprehur gatishmërinë për të qenë gjithmonë në krah, jo vetëm të fëmijëve me talasemi, por edhe për të kontribuar në nisma të tilla humanitare, që japin shembuj e modele povitive për shoqërinë.
Kjo nuk është hera e parë që ne jemi përfshirë në nisma të tilla; disa muaj më parë ishin në krah të familjeve në nevojë me një kontribut modest por të sinqertë. Këto aksione nuk janë pjesë e një veprimi për tu dukur, por për të demonstruar një nismë, një aksion në ndihmë të njëri-tjetrit. Një nismë në mbështetje të tjetrit i jep shoqërisë një impuls për ta bërë atë më aktive dhe më të gjallë për të dhënë solidaritet. Kush jep diçka në ditë do të marrë gjithçka për gjithë jetën!
ma.me