Statistikat dhe historia i jep më tepër optimizëm skuadrës së Masimiliano Alegrit për ndeshjen e sotme, duke pasur një superioritet për ndeshjet e luajtura në shtëpi. Ndërkohë që katalanasit kanë një kohë të gjatë që nuk arrijnë të triumfojnë në transfertët italiane…
– Juventusi është i pamposhtur në 21 ndeshje europiane radhazi në stadiumin e vet, me një bilanc prej 12 fitoresh dhe nëntë barazimesh.
– Nejmar ka një kohë shumë të gjatë që vuan në ndeshjet në transfertë të Champions-it. Ylli brazilian ka gati dy vite që nuk realizon asnjëherë jashtë fushe dhe për koincidencë, hera e fundit ka ndodhur pikërisht kundër Juventusit, në finalen e Ligës së Kampioneve.
– Barcelona nuk ka kujtime të bukura nga ndeshjet në transfertë kundër ekipeve italiane. Saktësisht, ata kanë plot pesë vite që nuk arrijnë të triumfojnë në Itali, që kur ia dolën kundër Milanit në nëntorin e vitit 2011, të cilin e mundën 3-2.
– Kjo është hera e 17-të që Juventusi merr pjesë në çerekfinalet e Champions-it, me një bilanc prej 11 kualifikimesh dhe pesë eliminimesh.
– Bilanci i Juves ndaj ekipeve spanjolle është pozitiv, pasi është kualifikuar në tetë raste kundër tyre dhe eliminuar në gjashtë.
– Në total, bardhezinjtë kanë luajtur në fushën e tyre në 24 përballje kundër ekipeve spanjolle, prej të cilave kanë arritur të fitojnë 14, barazojnë tetë dhe humbasin dy.
– Barcelona ka vendosur rekord, duke qenë ekipi i parë që siguron dhjetë vite radhazi pjesëmarrjen në çerekfinalet e Champions-it.
– Katalanasit janë kualifikuar tetë herë dhe eliminuar në tri raste kundër rivalëve italianë në Europë.
– Luis Enrike ka qenë trajner i Romës në edicionin 2011/’12 dhe është përballur në tri raste kundër Juventusit. Ai barazoi në shtëpi 1-1, por humbi në transfertë 4-0. Më pas, u mund 3-0 në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
c.a