Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot në seancën plenare, teksa diskutohej projekt-ligji për arsimin e lartë.
Ndër të tjera, Berisha u ndal te shtatorja e Ibrahim Rugovës, që sipas tij Rama e ka bllokuar për shkak të urrejtjes që ka ndaj ish-presidentit kosovar.
Ish-kryministri tha se urdhri vinte nga Bogradi, ndërkohë që Rugova është një figurë e jashtëzakonshme.
Berisha bëri edhe një krahasim kur tha se ‘pavarësia e Rugoës nuk ishte konjukturiale, ndërsa e Ismail Qemalit po”.
Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës tha se qeveria po bllokon ngritjen e një shtatoreje të Rugovës në Tiranë.