Në studim u përfshinë 52 femra studente në mes të 17 dhe 30 vjeçare, që nuk kanë përdorur kontraceptivë. Shkencëtarët kanë studiuar marrëdhënien në mes të motivimit seksual dhe estradiolit – hormoni që sekretohet nga vezoret dhe që është i lidhur me aftësinë riprodhuese apo i ashtuquajturi “hormon i seksit” shkruan Express.
Shkencëtarët matën nivelet e këtij hormoni në organizmin e vajzave në javën e ovulacionit dhe kërkuan prej tyre që të vlerësojnë atraktivitetin e tyre fizik, tendencat e tyre për mashtrim dhe tradhëti të partnerit të përhershëm. Vëzhguesit e pavarur vlerësuar poashtu atraktivitetin e tyre fizik.
U vërtetua se niveli i estradiolit te femrat është i lidhur ngushtë me mendimin personal për atraktivitetin e tyre fizike. Ato e shohin veten shumë tërheqëse.
Femrat me nivele të larta të hormoneve treguan një gatishmëri të madhe për të flirtuar, lidhje seksuale, por niveli estradiolit është i lidhur negativisht me kënaqësinë seksuale, të cilën ja jep një gruaje një partner i përhershëm.
Shkaku i tradhëtisë, megjithatë, duhet të kërkohet te kënaqësia që e ofron, ose nuk e ofron, partneri i përhershëm. Mekanizmat psikologjikë ende luajnë një rol të rëndësishëm në motivimin seksual dhe sjelljen e femrave./a.m.