Një 37 vjeçar me iniciale G.E, është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata në Bolzano të Italisë.
Shqiptari u arrestua më 20 janar të një viti më parë në Brenner, së bashku me një bashkatdhetar të tijin me 93 kg kokainë të pastër me vlerë 18 milionë siç shkruan gazeta italiane “Corriere”.
Ndaj shqiptarit tjetër 42 vjeçari me iniciale M.A, procesi do të fillojë më 2 tetor. Kokaina ishte fshehur në një zonë të fshehtë brenda një automjeti “Kuga Ford” me targa gjermane, i mbyllur hermetikisht dhe mund të zbulohej vetëm me pajisje elektronike. Lënda narkotike u gjet në kufirin midis Italisë dhe Austrisë raporton ora news. Prokurori i çështjes kishte kërkuar 18 vite burg për shqiptarin G.E. Video gjatë sekuestrimit të drogës./a.m.