Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në një shkollë fillore në San Bernardino të Kalifornisë, ku nga të dhënat e para raportohet për 4 persona të vrarë.
Dy persona të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital. Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën.
Policia bën të ditur se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës brenda një klase. Një nga viktimat është mësues.
Dy nxënës janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.
Kujtojme që në San Bernardino vitin e kaluar ndodhi një sulm terrorist.
c.a