Një shqiptarë është shpallur fajtor nga një gjykatë në Londër, Angli. I njohur si Gjin Gjergji, 46–vjeç, do të vuaj 6 vite burg për përdhunimin e një vajze 15–vjeçare, raportojnë mediat lokale.
Personi në fjalë rezulton të jetë baba i tre fëmijëve fillimisht i ofroi vajzës transport drejt shtëpisë së saj tek sa ajo ishte duke pritur në rrugën Romford Road në lindje të Londrës rreth orës 10:30 më 7 Janar 2015.
Pasi 15–vjeçarja ka hipur në makinë shqiptari e ka ndalur makinën në një rrugë pa shumë lëvizje duke e detyruar të kalonte në sediljen e pasme.
Duke përdorur forcë Gjin Gjergji i hoqi pantallonat për ta përdhunuar më pas.
c.a