Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook, të dhënat e publikuara nga Forumi Ekonomik Botëror, sipas të cilit Shqipëria është ngjitur me 8 pozicione sa i përket turizmit.
Të dhënat e publikuara vlerësojnë maksimalisht arritjet e Shqipërisë në turizëm, si dhe parashikojnë rritje të mëtejshme të vendit tonë në këtë fushë.
Kjo vjen edhe si një përgjigje për akuzat e opozitës, teksa në fund kryeministri shtron pyetjen: Kush gënjen?
Statusi në Facebook:
“KUSH GËNJEN? (12)
Forumi Ekonomik Botëror publikon të dhënat globale për Turizmin.
Ja të dhënat për Shqipërinë:
Shqipëria është rritur me 8 pozicione në indeksin e konkurrueshmërisë globale për udhëtimin dhe turizmin duke u renditur edhe në 15 vendet me përmirësimin më të madh krahasuar me vitin 2015.
Indikatorët e vlerësuar:
“Mbrojtje dhe siguri” përmirësim me +24 pozicione duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit;
“Prioritizimi Udhëtimeve dhe Turizmit” rritje me + 31 vende ndikuar kryesisht nga Qeverisja e industrisë së udhëtimit e turizmit si edhe efektiviteti i marketingut dhe brandimit;
“Burime Njerëzore dhe Tregu i Punës” përmirësim me +17 vende
“Konkurrueshmëria në Çmime” + 10 vende ndërsa “pariteti i fuqisë blerëse PPP” +14 vende;
“Qëndrueshmëria e mjedisit”: përmirësimet e ndjeshme në rregullimin e mjedisit kanë rritur me 37 vende pocicionin ndërkombëtar të Shipërisë;
“Infrastruktura tokësore dhe portuale” + 15 vende; “përmirësimi i infrastrukturës portuale” + 17 vende; “përmirësimi në rrjetin e transportit rrugor” + 11 vende; “Cilësia e rrugëve” + 6 vende”
c.a