Kaos dhe situatë e padëshiruar mes udhëtarëve të një prej linjave më të frekuentuara e të populluara në qytet. Shoferi i një prej urbanëve të Unazës ka ndaluar papritur dhe brenda në urban ka hyrë policia.
Qytetarët janë detyruar të sbarzin çantat e tyre dhe njëri pas tjetrit të tregojnë para policëve ç’kanë brenda e ç’mbajnë në xhepat e tyre.
Gjithçka për shkak se dyshohet që një vjedhje ka ndodhur në këtë urban. Edhe pse policia duket sikur po bën detyrën dhe nuk e dimë nëse e kapi dot fajtorin apo jo, të shumtë janë personat e acaruar nga kjo situatë kaotike, e cila i ka vonuar njerëzit për të mbërritur në destinacion.
Pamjet janë pulikuar nga Newsbomb.
/a.m.