Rreth 50 politikanë evropianë e kanë nënshkruar një letër në të cilën kanë theksuar e Skocia do të jetë e mirëseardhur që sërish të anëtarësohet në Bashkimin Europian nëse bëhet pavarur, transmeton Koha.net.Sipas gazetës britanike “Guardian”, fjala është kryesisht për deputetë e Partisë së Gjelbër.
Ata kanë thënë se do të bëjnë ç’të munden “që Skocia të hyjë sa më shpejt dhe sa më parë në BE”.Letrën e kanë nënshkruar edhe 26 anëtarë të Parlamentit Europian si dhe deputetë të kuvendeve rajonale e kombëtare të Gjermanisë, Irlandës, Greqisë, Spanjës e Belgjikës.”Çështja e Skocisë dhe e raporti tuaj me Britaninë e Madhe e BE-në është çështje për të cilat duhet të vendosin qytetarët e Skocisë.
Nuk na përket ne t’i themi Skocisë cilën rrugë ta ndjekë. Nëse Skocia bëhet e pavarur dhe nëse dëshiron të mbete në BE, ne ia ofrojmë përkrahjen e plotë për t’ia mundësuar transicionin”, theksohet në letër.
Gazeta britanike këtë letër e sheh si përkrahje për pavarësinë e Skocisë.Skocia ka vendosur që të mbajë edhe një referendum për pavarësi pasi në vitin 2016 votoi të mbetet në Britani të Madhe. (b.an)