Dy persona të dyshuar si të lidhur me vrasjen e komisarit Artan Cuku janë liruar nga policia.
Bëhet fjalë për vëllezërit e Agim Dakës, i cili u vra në rrethana të paqarta në zyrën e ish-shefit Cuku, teksa merrej në pyetje vite më parë.
Mësohet se vëllezërit Daka kanë deklaruar se ditën e vrasjes së Artan Cukut ata ndodheshin në Shkodër. Sipas tyre, ngjarja e vdekjes së vëllait të tyre është sqaruar vite më parë.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes së rëndë. Sipas bluve, mendohet se vrasësi i Cukut ka qenë një i vetëm dhe i maskuar me kapele. /b.d