Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kaluar një situatë të vështirë, kur e ftuar në një emision në televizionin gjerman NRD është përballur me një vajzë emigrante.
Ndërsa po fliste për politikën gjermane ndaj refugjatëve, një vajzë nga Libani i tha Kancelares se kishte frikë se autoritete do e dëbonin. E ndërsa Merkel po sqaronte procedurat vajza nisi të qante.
Në këto momente merkel iu afrua dhe e ngushëlloi. Ai i dha shpresa vajzës së vogël se mund të qëndronte në Gjermani.