Kosova ka hyrë në debatin politik të kandidatëve gjatë fushatës së tanishme për president të ri të Francës. Kur është fjala për Kosovën, Francois Fillon, Marine le Pen dhe Jean-Luc Melanson kanë thënë se është shkel e drejta ndërkombëtare.Gjithë ky debat filloi nga çështja e Krimesë kur po diskutohej nëse ky territor është aneksuar ligjërisht nga Rusia, transmeton lajmi.net.
“Është e dukshme që në vitet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra në skenën politike të Serbisë. Ballkani tani është duke u kërkuar nga sy të rinj. Tani lirshëm mund të shprehen mendimet”, ka thënë për ‘Neës’, gjeopolitologu dhe profesori në Universitetin e Versajës, Aleksi Trud.
Ai ka theksuar se kundër Kosovës janë vendet që kanë shumë peshë sikurse Rusia, Kina, Brazili dhe India.
Gjeopolitologu francez ka thënë se Evropa Perëndimore duhet ta kuptoj se nuk mund të kthejnë mbrapa Serbinë në qoftë se ata duan një Ballkan të qendrueshme.
“Tani edhe perëndimi duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Beogradin zyrtar. Ata e dinë se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa Serbinë. Ata e kanë kuptuar se stabiliteti vjen nga Beogradi”, ka thënë Trud.
Një shembull i ndryshimeve në skenën politike franceze është veçanërisht i dukshëm kur bëhet fjalë për Francois Fillon sepse Marine Le Pen edhe më herët ka pasur këto qëndrime.
Megjithatë Fillon ishte kryeministër i Francës pikërisht në kohën kur vendi i tij ka njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që nxjerr në pah se qëndrimi i tij ka ndryshuar në mënyrë drastike.
“Ka shumë shembuj në historinë e ndryshimit relativisht të shpejtë në marrëveshjet ndërkombëtare dhe aranzhimet e Fuqive të Mëdha. Asgjë nuk është e çuditshme nëse Franca në fund të fundit të rishikojë vendimin e saj dhe të tërheq njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Trud, përgatiti Zëri. (b.an)