Presidenti i Egjiptit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, pas sulmeve në dy kishat katolike ku mbetën të vrarë më shumë se 45 persona.
Abdul Fattah al-Sisi më parë ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në të gjithë vendin, shkruan BBC,përcjell KosovaPress.
I ashtuquajturi Shtet Islamik ka deklaruar se ishte prapa shpërthimeve në Tanta dhe Aleksandri.
Seria e sulmeve në Egjipt kishte për shënjestër pakicën e krishterëve në vend, përgatiti Koha. (b.an)