Ata kanë thënë se do të përgjigjen ndaj çdo agresioni siç e kanë quajtur nga Amerika, shkruan Indepedent.
“Ajo që Amerika është duke zhvilluar në Siri është një kalim i vijave të kuqe. Nga tani e tutje ne do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkelje të linjave të kuqe ndaj secilit. Amerika e di aftësinë tonë për tu përgjgijur në kësi situata”, thuhet në një deklaratë nga kjo komandë.
Sulmet e fundit ajrore nga SHBA në Siri kanë nxitur reagime të ashpra të Rusisë dhe Iranit, të cilët edhe publikisht kanë thënë se kjo është një agresion ndaj një shteti të pavarur./a.m.