Nga 880 inspektime të kryera nga AKU në markete, dyqane dhe subjekte që tregtojnë mish vendi apo importi, janë marrë masa gjobë dhe paralajmërim për 119 subjekte.
Sipas një deklarate zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjobat janë vendosur për mosplotësimin e kushteve higjieno-sanitare, tregtimi jashtë kritereve të përcaktuara nga ligji, apo edhe për mungesë dokumentacioni.
Gjithashtu ndaj 8 subjekteve është marrë masa ‘Bllokim aktiviteti’ për shkak se nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore. Janë sekuestruar 146 kg mish, të cilit i mungonte vula e thertores së licensuar.
Për shkak edhe të shqetësimit në disa media ndërkombëtare, që ka të bëjë me mishin që vjen nga Brazili, AKU thotë se do të vijojë të kontrollojë imtësisht çdo lloj produkti që vjen nga jashtë Shqipërisë.
“Për mishin që vjen nga Brazili, analizat nga laboratori i ISUV kanë konfirmuar të njëjtën përgjigje si të laboratorëve të AKU-së, ku ka rezultuar brenda parametrave që parashikon ligji, por AKU do të jetë e vëmëndshme ndaj çdo sasie mishi që do të importohet në vendin tonë”, thekson në deklaratë AKU./shqiptarja.com
c.a