Në radhët e ekipit grek dje u aktivizua për ngjyrat e kombëtares greke edhe një futbolliste me origjinë shqiptare, Stela Kotsaki. Pas përfshirjes në kombëtaren e moshave, mbrojtësja Kotsaki është katapultuar me të rriturat. 19-vjeçarja në ndeshjen me Maltën nuk u aktivizua për arsye të një dëmtimi, ndërsa në ndeshjen e djeshme ajo ka luajtur 11 minuta. Ndërkohë që në ndeshjen me Shqipërinë ajo do të luajë nga minuta e parë.
Në një deklaratë për gazetën “Panorama Sport”, Kotsaki u shpreh: “Jam shqiptare dhe nuk e mohoj pavarësisht se kam lindur në Greqi. Si lojtare profesioniste, do të mbroj ngjyrat e skuadrës sime, por Shqipërinë e kam në zemër dhe më merr malli për të. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë shpresoj të luaj nga fillimi i ndeshjes dhe do të luaj pa emocione pasi i tillë është sporti. Do të luaj për skuadrën që unë jam federuar dhe kërkojmë kualifikimin për më tej”.