Kryebashkiaku i Finiqit, Leonidha Hristo deklaroi se punimet për këto dy vepra po ecin normalisht dhe shumë shpejt do të përfundojnë duke i shërbyer komunitetit të disa fshatrave.
“Aksi i rrugës Dermish-Memoraq është 2.8 kilometra dhe është financiar përmes një fondi prej 995 milion lekë të vjetra. Paralelisht po investohet edhe në një vepër të dytë që është ajo e ujësjellësit me rrjedhje të lirë që i shërben tre fshatrave të zonës. Gjej rastin të falenderoj qeverinë për vëmendjen e treguar ndaj Finiqit”, u shpreh Hristo.
Ministri Gjiknuri tha se investimet që po ndodhin si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe atë energjitike apo në ujësjellës shërbejnë për të përmirësuar jetën e banorëve të këtyre zonave por njëkohësisht tregojnë vëmendjen e qeverisë veçanërisht për këto zona minoritare.
“Në këto momente, këto janë edhe një tregues më shumë se qeveria jo vetëm funksionon por sa i rëndësishëm është stabiliteti i Shqipërisë, sa i rëndësishëm është legjitimiteti i qeverisë shqiptare dhe sa e rëndësishme është bërja sa më shpejt dhe në kohën e duhur e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit. Kjo, në mënyrë që reformat e të bërit shtet, reforma kaq të rëndësishme të mos ndalen. Shqipëria ka zgjedhur rrugën evropiane, rrugën e reformave dhe këto janë treguesit, këto janë ato që pret popullata. Njerëzit presin ditën për të votuar në 18 Qershor dhe unë garantoj popullatën këtu dhe kryetarin e Bashkisë së vëmendja e qeverisë do jetë e vazhdueshme për të sjellë investime të tjera që këto zona punëtore i meritojnë”, nënvizoi ministri Gjiknuri.
c.a