Një tjetër goditje vjen për PD dhe Lulzim Bashën. Eurodeputeti austriak Prof. Dr. Josef Weidenholzet, thotë se Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin evropian dhe këto 4 vjet vendi ka përmbushur axhendën evropiane. Sipas Zv. Presidentit të Socialistëve e Demokratëve Europianë, “të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kerkosh një “qeveri teknike, do të thotë të rikthehesh disa vite pas“.
Pasi ka postuar deklaratën e eurodeputetit austriak Prof. Dr. Josef Weidenholzet në facebook, për të 11-tën herë kryeministri Edi Rama ka pyetur sot “Kush gënjen?”
Në garën e nisur me kreun e opozitës Lulzim Basha lidhur me rubrikën “Kush gënjen?”, kreu i qeverisë ka përdorur deklaratën e austriakut që është njëkohësisht Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë.
DEKLARATA E EURODEPUTETIT
“Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane. Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s’ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frutet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane. Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kerkosh një “qeveri teknike”, do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve. Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t’ja lënë në dorë popullit, në datën 18 Qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme”, thotë Josef Weidenholzet Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë./javanews.al
c.a