Publikohet fotoja e momentit të parë të komisar Artan Cukut, shtrirë i pajetë para ashensorit.
“BalkanWeb” teksa publikon foton shkruan se ai eshte gjetur përmbys me duart e shtrira. Pamja eshtë pamja rrëqethëse ndërsa pranë trupit të viktimës një rrëke gjaku.
Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë. Një prej atentatorëve e ka pritur në hyrje të pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë.
Plumbi në kokë ka qenë fatal, shkruan “BW”, pas këtij plumbi, ish-zyrtari i policisë është shembur përtokë. Në mur janë ende të freskëta edhe gjurmët e plumbave.
c.a