Prej gati dy muajsh Partia Demokratike është ngujuar në Bulevardin para Kryeministrisë mbi të cilin ka ngritur një çadër, duke bojkotuar Parlamentin dhe të gjithë veprimtarinë politike formale, si Komisionet Parlamentare etj. Pavarëssiht edhe thirrjes së ndërkombëtarëve për ti dhënë fund bojkotit, Lulzim Basha është zotuar se nuk del nga Çadra e ngritur para Kryeministrisë, pa formimin e një qeverie teknike.
Edhe kritikave të shumta të eurokomisionerëve Basha iu është përgjigjur me indiferencë, madje ka arritur deri aty sa është shprehur se nuk futet në zgjedhjet e 18 qershorit. Mirëpo siç shihet nga fotot e mëposhtëme, Partia Demokratike në Sarandë ka nisur fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.