Ministri i jashtëm grek është shprehur i bindur se mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një ligj lufte. “Nuk ekziston ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai duhet të konfirmohet”. Kjo frazë, e cila ka brenda një formulim të qëllimshëm kontradiktor (nuk egziston, por duhet të konfirmohet), pasqyron situatën kaotike që ka shoqëruar këtë problem, qëkurse qeveria Papandreu mori nisëm për ta hequr ligjin në fjalë, por parlamenti e rrëzoi. Më shumë se një dekadë pas këtij gjysëm-akti, qeveria shqiptare i kërkoi palës greke një sqarim me shkrim në lidhje me ligjin në fjalë.
Ja përgjigja e qeverisë greke: “Ministria e Punëve te Jashtme te Greqisë, ne përgjigje te shqetësimit te ambasadës shqiptare, deklaron se ligji numër 26 36 i vitit 1940 dhe ligji me numër 45 60 i vitit 1966 mbeten ende ne fuqi”. Më qartë se kaq është vështirë të thuhet një gjë, qoftë kjo edhe e sikletshme.