Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli sot në lidhje me reformën e pronës private duke theksuar se kjo reformë ka rëndësi historike.
Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria ngriti grupe pune për të dalë nga ajo që ssic e quajti ai, xhungël.
“Me pronat u bë çorapi më i paimagjinueshëm. Çështja e pronës privatë është një histori absurdi me dy palë” – tha kreu i ekzekutivit.
Sipas tij, në 8 vite u shumëfishuan sipërfaqet e ndërtimit, ndërsa theksoi se nëse do të ruhej formula e vjetër procesi i kthimit dhe kompensimit të pronës do të zgjaste 150 vjet.
Të pranishëm në aktivit ishin kreu i AKKP, Sonila Qato, ministrat e linjës si dhe drejtues të Hipotekave dhe pushtetit vendor.