Gjatë fjalës së tij të radhës kreu i opozitës Lulzim Basha foli me tonë të larta për Edi Ramën dhe qeverinë e majtë.
Basha u shpreh se me paratë e drogës paguhen lobistë për të shkruar pro qeverisë, madje po i mbyllin gojën edhe medias shqiptare.
“Me milionat e drogës po paguhen fundërrina për të lobuar pro qeverisë. Me milionat drogës po paguhen pronarët e medias për tu mbyllur gojën. Jemi të vendosur në betejën tonë për zgjedhje të lira dhe te ndershme”, tha Basha. /b.d