Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Shkodrës në një takim me të rinjtë dhe me votuesit për herë të parë.
Rama shoqërohej nga deputetët Namik Kopliku dhe Paulin Sterkaj si dhe nga ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij, ky i fundit tha se dita e zgjedhjeve është e paracaktuar në Kushtetutë dhe se votimet vendosin për fatin e Shqipërisë.
“18 qershori vendos drejtimin e vendit dhe është dita kur qeveria jep llogari për atë që ka bërë dhe ato që nuk ka arritur të bëjnë. Deri dje kemi degjuar Berishën në parlament që kërkonte zgjedhje. Sot që data po afron, opozita është futur në çadër që të pengojë pastrimin e Pallatit të Drejtësisë” – tha Bushati.
Sipas Ditmir Bushatit, njëkohësisht drejtues politik i PS në qark, vizioni i qeverisë për Shkodrën është ndërtimi i një prej portave më të rëndësishme në Adriatik. /javanews/b.d
VIJON…