Ish – kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka bërë thirrje për përgatitje të popullit për rezistencë në eventualitetin që sipas tij Platforma e Tiranës do të vihet në zbatim.
Ai ka dekalruar se qëllimi i këtij dokumenti është ripërkufizimimi shtetit, por edhe ndryshimi i emrit.
Ky deklarim i fundit është si të thuash sqarim i mëtejshëm i shqetësimit të hedhur edhe nga presidenti Ivanov se Platforma synon të krijojë një shtet binancional.
Teza e ndryshimit të emrit në kuptimin që e përmend Gruevski implikon pasoja edhe më të gjera sesa marrëdhëniet me Shqipërinë.
Nëse marrim të mirëqenë tezën e mësipërme emri i ri do të duhet të përmendë edhe shqiptarët, apo cilësorë të tjerë që e zgjerojnë emrin e tanishëm Republika e Maqedonisë.
Kjo do të zgjidhte vetiu çështjen e emrit me Greqinë e cila e lidhe emrin aktual me pretendime territoriale që datojnë para Luftës I Botërore. /tema/b.d