Ajo perflitet per format trupore dhe per lidhje me deputetin kosovar por kete here eshte bere protagoniste e nje tjeter ngjarjeje. Ives para disa ditesh i ngordhi qenushi pas nje virusi vdekjeprures. Ajo ishte e ftuar te premten mbrema ne emisioninin Oktapod te Turjan Hyskes, ku akuzon pronarin e dyqanit D.Z, si personin pergjegjes qe nuk i ka vaksinuar kafshet.
Ceshtja ka shkuar edhe me tej kur ajo tregon per kushtet e keqija qe kafshet detyrohen te jetojne si edhe ushqimet e skaduara qe ai i jep. Per kete Iva ka realizuar nje video ku duken qarte datat ne kutite e ushqimeve. Ajo eshte perlotur ne emisionin Oktapod nga Turjan Hyska kur ka nisur te flase per Sisin, qenushen e saj e cila ka ngordhur pak dite me pare.
Roza Lati dhe Iva Aliko tregojne se jane kercenuar nga pronari i dyqani, nga ku eshte blere qeni dhe per kete tregojne edhe mesazhet ne studio.
Fakti qe vajzat e kane bere cdo gje publike, ka cuar ne acarim te situates ku pronari ka kercenuar me ane te nje sms ne instagram Rozen. Ndersa punonjeset e dyqanit dhe gruaja e pronarit kane dashur te konfrontohen fizikisht me Iva Alikon, kur kjo e fundit ka dashur te marre parate e saj mbrapsht pasi qenushi nga 300€ qe kushtonte, i eshte shitur 1700€. Vajzat e kane cuar ceshtjen ne gjykate dhe deklarojne se shume kliente te pakenaqur i kane shkruar atyre per te njejten gje. /b.d
https://www.youtube.com/watch?v=Tr5SGuKpNc4