Personi i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është autori i sulmit ,shoferi i kamionit që tronditi Suedinë pasditen e kësaj të premteje duke shkaktuar 4 viktima dhe 15 të plagosur.
Lajmi u bë me dije nga policia por pa konfirmuar nëse një person i dytë është arrestuar.
“Mendojmë se është autori. Persona të tjerë mund të jene të lidhur me të por për momentin nuk kemi informacione”, u shpreh zëdhënësi i policisë.
Sipas të dhënave që publikojnë mediat autori është një 39-vjeçar nga Uzbekistani, baba i 4 fëmijëve dhe që simpatizon Shtetin Islamik.
Autori i dyshuar u arrestua mbrëmë në Marsta, një qytet i vogël 40 km në veri të Stokholmit. Ndërsa mëngjesin e sotëm prokuroria ngriti akuzën e vrasjes me karakter terrorist.
Të përditshmet raportojnë se 39-vjeçari ka përdorë faqen e tij në FB për të postuar video propagandiste për xhihadistët dhe kishte pëlqyer një foto të viktimave të sulmit të ndodhur në Boston në vitin 2013.
Ditën e djeshme edhe Suedia iu shtua shteteve evropiane që goditen nga sulme të ngjashme ku një kamion përplasi turmën duke përfunduar më pas brenda një qendre tregtare, sulm i ndodhur në një nga zonat më të populluara të Stockholmit.
Që në orët e para vetë kryeministri suedez e cilësoi ngjarjen një sulm terrorist ndërsa ne vend mbizotëroi gjendje e emergjencës. /b.d