Organizata separatiste baske Eta, konfirmoi se brenda së shtunës do të dorëzojë në duart e shoqërisë civile të gjitha armët dhe eksplozivët duke u kthyer në një organizatë të paarmatosur. në një letër të publikuar nga BBC konfirmohet se ka mbërritur dita e çarmatosjes.
Në 17 marsin e kaluar ishte një aktivist bask që në një deklaratë për francezen Lë Monde konfirmonte qëllimin e organizatës për një çarmatosje përfundimtare duke treguar vendet ku ishin fshehur armët dhe eksplozivët në kufi me Francën, më shumë se dy vjet që nga vendimi për të braktisur luftën e armatosur.
Në letrën drejtuar komunitetit ndërkombëtar, Eta grup që konsiderohet ende terrorist në Bashkimin Europian deklaron se ka dorëzuar të gjitha armët dhe tashmë mund të konsiderohet si një organizatë e paarmatosur.
Eta shpalli armëpushimin në 2011 por ka ruajtur armatimin e saj deri tani. Spanja refuzonte të negocionte me një grup të armatosur, citohet Ekspress.
Sipas BBC organizata ka vrarë më shumë se 800 persona dhe ka plagosur më shumë se 40 gjatë viteve të dhunës që synonin pavarësinë e baskëve. (b.an)