Kryeministri Edi Rama pas një dite të ngjeshur me disa aktivitete në Fier ka gjetur kohën për t’u kthyer përgjigje ndjekësve të tij në Facebook.
Një qytetar nga Kamza i ankohet kryeministrit se e marrin në tel nga zyra e ALUIZNI-t, por kur shkoj atje, shprehet ai më thonë se nuk të kemi telefonuar.
Rama i është përgjigjur duke i kërkuar numrin e telefonit dhe i ka premtuar se do të merret seriozisht.
Nuk ka munguar edhe ironia nga kryeministri në përgjigjet për komentuesit.
E ndërsa njëra nga ndjekëset i shkruan se je i zoti për të manipuluar, Rama me ironi i thotë se shumë e zgjuar duhet të jesh, që të duket populli budalla.