Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin e 2009 se kishte keqpërdorur pozicionin e kryeministrit. Sanader, siç njofton gazeta kroate Jutarnji list, në atë vit deputetit të Bashkësisë Demokratike kroate, Stjepanu Fioliçit, i kishte ndihmuar që me çmim të fryrë ta shesë në Zagreb ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Thuhet se ndërtesa ishte 2 milionë euro më shumë sesa çmimi real. Fioliç ka deklaruar i ka paguar ryshfet 2.3 euro, thotë gazeta. Meqë dënimi është më pak se 5 vjet, Sanader aktgjykimin fuqiplotë do ta presë në liri por është i detyruar t’i kthejë 2,3 milionë euro. Sipas fjalëve të Sanaderit, aktgjykimi është i bazuar në rrëfime të rreme të dëshmitarëve, përgatiti Express. (b.an)