Një punonjës policie u arrestua nga policia pasi ishte duke udhëtuar me automjet tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor. Genci Allko, me banim në Elbasan, u ndalua gjatë një kontrolli të policisë rrugore në aksin Tiranë-Elbasan.
Allko drejtonte një automjet tip “BMW” me 116 km /h, ndërsa në momentin kur efektivët rrugor i kanë bërë të ditur shkeljen e kryer, polici ka tentuar t’i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’ju shmangur masës administrative.
Shoferi: O shef ja të ashtu një kafe
Polici: Jo, është kjorrupsion
Shoferi: Amon
(Shoferi fut ne mes te dokumenteve 2 mije leke te rinj)
Polici: Po sikur te thashe qe eshte veper penale
Polici: Më fal por cfarë të them unë
Ai do të hetohet më tej nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /ma.me