Mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:30 ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroen” në pronësi të punonjësit të policisë me iniciale J.B.
Si pasojë e përhapjes së flakëve zjarri ka prekur automjetin tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë tij i cili ishte bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i tij ka qenë aksidental, si pasojë e një masë elektrike në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroen”. /shqiptarja.com