Ka degjeneruar në dhunë mes tifozëve finalja e Super Kupës së basketbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Tifozët e dy ekipeve kanë pushtuar parketin e pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ duke u përleshur për disa minuta.
Pas ndërhyrjes së policisë situata është qetësuar, ndërsa janë shoqëruar disa nga tifozët që u përleshën.
Organizatorët pritën disa minuta që gjendja të qetësohej për të rinisur ndeshja, por në fund vendosën që ta shtyjnë, pasi kushtet nuk ishin të përshtatshme.