Rrjeti i gazetarisë investigative BIRN publikoi një material rreth fatirave të lobimit të Lëvizjes Socilaiste për Integrim në SHBA që kapnin shifrën e rreth 300 mijë dollarëve amerikanë.
Referuar materialeve të siguruara nga BIRN, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS. Por, kjo forcë politike, ka deklaruar në KQZ 3 herë më pak sa i takon pasqyrimit të shpenzimeve.
Pas këti investigimi, ka reaguar këshilltari i Metës Emiljano Aleksi, i cili e quan BIRN media sorosiane.
“E mirëkuptojmë dhimbjen e thellë dhe spekulimet e mediave sorosiane që kanë 15 vjet që shpifin pa u lodhur kundër Ilir Metës dhe 12 vjet që shpifin kundër LSI-së. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në jetë!”
BIRN: LSI pagoi mbi 300 mijë USD për lobim në SHBA, deklaroi vetëm 1/3 në KQZ
/a.m.