Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, mirëpriti dje Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Ministrja Xhaçka ndau me Ambasadorin Lu, punën e bërë të deritanishme të Ministrisë dhe objektivat e të gjitha fushave që ky institucion mbulon. Çështjet më me rëndësi që u diskutuan, ishin çështjet e të drejtave të njeriut, minoriteteve, barazisë gjinore dhe shërbimeve sociale për shtresat më në nevojë.
Ambasadori Lu, i cili ishtei shoqëruar nga Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson dhe këshilltarin e tij politik, shprehu mbështetjen e tij që Ministria dhe drejtuesja e re, të punojnë me përkushtim, për fuqizimin e grupeve në nevojë.
ma.me