Policia e Tiranës vuri në pranga një 16-vjeçar i cili nën kërcënimin e thikës tentoi të grabiste një 34-vjeçare.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Iliria” në kryeqytet, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 thika.
“Më datë 05.04.2017, u arrestua shtetasi Xh.S., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Iliria“, duke patur tutat në formë maske në kokë dhe thikë në duar, ka kapur për flokësh dhe ka kërcënuar për t’i marrë lekët, shtetasen A. L., 34 vjeçe, e cila po pastronte oborrin e shtëpisë së saj, por shtetasja A. L., është rrëzuar edhe shtetasi i arrestuar është larguar pa marrë gjë.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske. Parashikuar nga Nenet 139-22 dhe 279/1Kodit Penal”. /b.d