Është zbardhur ekspertiza për vdekjen e një shtetaseje pak muaj më parë në zonën e Freskut, trupi i të cilës u gjet i karbonizuar në ashensorin e pallatit ku banonte.
Mësohet se ekspertiza ka gjetur shkakun e vdekjes, që është ajo e asfiksisë indore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 janar të këtij viti, ku shtetasja Drilona Duriçi mbeti e bllokuar në ashensor, i cili shpërtheu në flakë. Ajo ishte nëna e një fëmijë 5 vjeç. /b.d