Shefi i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit e cilësoi sot si krim madhor sulmin kimik të dyshuar që shkaktoi 72 të vdekur në Siri, ku shumë ishin fëmijë.
“Të shënjestrosh dhe të vrasësh civilë me këto metoda të ndaluara konsiderohet si një krim madhor dhe një veprim barbar”, theksoi Aboul Gheit në një komunikatë.
“Autorët e sulmit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë dhe duhet të ndëshkohen nga komuniteti ndërkombëtar sipas të drejtave humanitare ndërkombëtare”, vazhdoi ai pa përcaktuar një përgjegjës.