Qeveria gjermane miratoi sot një projektligj që ndalon martesat e minorenëve, i rritur ndjeshëm me mbërritjen e një milion refugjatëve në dy vjet.
Ky projektligj, nga ministri socialdemokrat i Drejtësisë, Heiko Maas dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon të mbrojë fëmijët, viktima të martesave të deyruara, veçanërisht vajzat dhe adoleshentët e martuar me persona në moshë shumë më të mëdhe se ata.
Legjislacioni i ri do të aplikohet gjithashtu për martesat e minorenëve të lidhura me kontratë ligjërisht jashtë vendit dhe parashikon që një vajzë do të mund të ndahet nga bashkëshorti për t’iu besuar shërbimeve sociale.
“Një riforcim i dispozitave ligjore aktuale është i nevojshëm, veçanërisht për martesat e lidhura me kontratë jashtë vendit”, theksoi ministri i Drejtësisë, Heiko Maas.
Qeveria ka regjistruar 1 475 minorenë të huaj të martuar, 361 prej të cilëve akoma nuk kishin arritur moshën 14 vjeç. Rreth gjysma e këtyre minorenëve janë me origjinë nga Siria, të tjerët vijnë kryesisht nga Afganistani (157) dhe Iraku (100)./b.d