Pas qëndrimit të ri të shprehur nga LSI për një ‘qeveri besimi’ në mënyrë që opozita të futet në zgjedhje, tashmë kanë nisur lëvizjet në kampet e politikës.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasdite një takim me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi. Ky takim vjen pas atij të paradites mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta.
Takimi mes Ramës dhe Idrizit zgjati rreth 1 orë. Kreu i PDIU ka njohur Ramën me platformën e kësaj partie me 7 pika. Në fokus ishte pikërisht situata e krijuar dhe gjetja e një zgjidhjeje për kalimin e ngërçit. PDIU është parë më afër me PS kohët e fundit, gjë e cila nuk është parë mirë nga LSI.
Po ashtu, më herët gjatë ditës në selinë e qeverisë Rama takoi edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt në PS, ndërkohë priti edhe Petrit Vasilin.
/a.m.