Një 83-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në mënyrë të papritur teksa ishte duke ecur në rrugët e kryeqytetit.
Shtetasi V.A, 83 banues në kryeqytet, është ndarë nga jeta një ditë më parë teksa ishte duke ecur në rrugën “Ferit Xhajko”, kur është rrëzuar papritur dhe ka humbur jetën.
Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, që shtojnë se materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./a.m.