Shefi i Real Madridit, Florentino Perez është duke planifikuar transferimet e reja dhe i ka premtuar Zinedine Zidanet lojtarë kualitativë, por synimi i të parit të Realit po i pengon Ronaldos.
Prioritet i trajnerit francez dhe Perezit është anësori i Chelseat, Eden Hazard. Por ardhja e mundshme e belgut nuk do t’i pëlqejë Cristiano Ronaldos.
Gazeta spanjolle “Diario Gol” raporton se portugezi nuk e dëshiron belgun te Reali. Ai nuk e dëshiron as edhe Antoine Griezmannin e Atletico Madridit. Në rast transferimit të njërit prej dy të përmendurve, Ronaldo ka kërcënuar Realin me largim.
Kjo gazetë spanjolle raporton se Ronaldo ka këshilluar Perezin se cilin lojtar duhet transferuar dhe do të mendojë largimin nga klubi nëse Hazardi ose Griezmann transferohen te “Mbretërit”, përgatiti Express. (b.an)