Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka bërë të ditur se hyrja e lirë e shtetasve evropian në Britani të Madhe do të mundësohet edhe të paktën pesë vjet, shkruan “The Telegraph”.
May ka thënë se britanikët duhet të vendosin nën kontrollin kufijtë, por kjo nuk do të thotë se shtetasve të BE-së do t’iu ndalohet hyrja e lirë.
Liderja britanike ka theksuar se do të lejohet një periudhë tranzicioni gjatë së cilës lëvizja e lirë nuk do të preket.“Edhe kur të kemi siguruar një marrëveshje, do të jetë e nevojshme ekzistenca e një periudhe kohe tranzicioni, kur bizneset dhe qeveritë të rishikojnë dhe përshtasin sistemet e tyre”, u shpreh ajo.
Të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe e qytetarëve britanikë anembanë Europës duket se janë të bërë çështje kyçe në nisjen e negociatave për Brexit, sebashku me gadishullin e Gjilbraltarit, përgatiti Koha. (b.an)