Paralajmërimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përgatitje të akuzës kundër Serbisë për gjenocid, është një përpjekje e tij që para zgjedhjeve të prezantohet si dikush që mund t’i shkaktojë më së shumti dëm Serbisë e popullit serb.
Kështu e citojnë mediet e Beogradit Aleksandar Vulinin, ministrin e Punës, Punësimit, Çështjeve Sociale dhe të Luftëtarëve në Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net.
Siç është shprehur Vulin, fatkeqësisht në Prishtinë, me gjasë, suksesi i një politikani matet me aq sa është në gjendje të demonstrojë urrejtje ndaj serbëve dhe popullit serb.
citohet të ketë thënë se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, “meqë po të kishte pasur nuk do të krijohej Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për dikë tjetër”, ndërsa Thaçi me deklaratat e tij po përpiqet të ndikojë këtë gjykatë.
Sipas Vulinit, nuk është e rastësishme pse në të njëjtën kohë edhe Bosnja e Hercegovina paralajmëron se do të kërkojë revidimin e aktgjykimit ndaj Serbisë për gjenocid, që qeveria e Maqedonisë të formohet nëse paditet Serbia për gjenocid dhe ja tani edhe Thaçit do t’i pëlqente të na padisë për gjenocid.
Vulin ndërkaq ka thënë se “padi mund të ngrenë vetëm shtetet, e jo territoret”, duke iu referuar faktit se Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur. (b.an)