Të paktën 31 persona u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të kryer nga tre kamikaz dje në mbrëmje në Tikrit, në veri të Bagdadit, njoftoi sot burimet e sigurisë.
“Sulmi ka nisur kur tre kamikazët kanë hapur zjarr në qendër të qytetit të Tikritit para aktivizimit të rripave me eksplozivë”, sipas një oficeri policie.
Sulmi nuk është marrë ende përsipër, por grupi xhihadist i Shtetit Islamik kryen herë pas here atentate kamikaze që prekin civilët dhe forcat e sigurisë./b.d